Një vit nga sulmi në Banjskë, Ministria e Jashtme: E papranueshme që autorët përgjegjës të këtij krimi mbeten të lirë

schedule18:08 - 24 Shtator, 2024

schedule 18:08 - 24 Shtator, 2024

Ministria e Jashtme e Shqipërisë, përmes një statusi në platformën X ka reaguar lidhur me sulmin terrorist të grupit të armatosur serb në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri policor i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Ministria e Jashtme nënvizon se është e papranueshme që autorët përgjegjës të këtij krimi mbeten ende të lirë.

“Sot mbushet një vit nga sulmi terrorist i grupit të armatosur serb në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri policor i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Duke kujtuar me nderim,sakrificën e Afrim Bunjakut, Shqipëria mbështet Kosovën në përpjekjet dhe arritjet e saj, për vendosjen e sundimit të ligjit në të gjithë territorin e vendit.

Është e papranueshme që autorët përgjegjës të këtij krimi mbeten ende të lirë. Drejtësia duhet të vihet në vend pa vonesa dhe justitifikime. Shqipëria mirëpret vendimin e Prokurorisë së Kosovës, për të ngritur aktakuzë kundër të dyshuarve për organizim dhe kryerje të këtij sulmi brutal. Llogaridhënia është element kyç për parandalimin e përshkallëzimeve dhe konsolidimin e paqes në të gjithë rajonin”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!