Një vit nga atentati në Fushë-Krujë/ Viktimat u vëzhguan nga një mjet me targa sllovene, autoritetet letër porosi Sllovenisë

schedule13:07 - 16 Korrik, 2023

schedule 13:07 - 16 Korrik, 2023

Një mjet me targa sllovene dyshohet se ka vëzhguar viktimat e atentatit të 17 Korrikut 2022 në Fushë-Krujë, ku mbetën të vrarë Brilant Martinaj, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha. Pamjet e kamerave të sigurisë të administruara nga grupi hetimor në një rreze të gjerë kanë filmuar mjetin në fjalë ditën e ngjarjes.

Mjeti dyshohet se është përdorur për të informuar autorët për të gjitha lëvizjet e tyre. Autoritetet shqiptare i kanë nisur një letërporosi autoriteteve sllovene, duke u kërkuar ndihmë për të zbuluar se kujt i përket makina, nëse është e vjedhur apo ka hyrë në territorin e vendit tonë në rrugë të ligjshme.

Ngjarja deri tani ka mbetur e pazbardhur dhe pa autorë. Brilant Martinaj ishte kushëri i Ervis Martinaj, i zhdukur prej 7 gushtit 2022.

Si ndodhi ngjarja?

Ekzekutimi i trefishtë ndodhi me 17 Korrik 2022 në rrugën kryesore që lidh Fushë-Krujën me Tiranën, ku iu bë pritë makinës me të cilën po udhëtonin tre të rinjtë Besmir Hoxha, Brilant Martinaj dhe Dikler Vata. Makina e viktimave, sipas burimeve të grupit hetimor, mori flakë nga breshëria e plumbave.

Si pasojë Martinaj dhe Hoxha u shkrumbuan brenda mjetit ndërsa Vata tentoi të largohej, por autorët u kthyen dhe e qëlluan duke e lënë të vdekur jashtë makinës. Shënjestra e atentatit sipas burimeve nga grupi hetimor ishte Brilant Martinaj, kushëri i parë me Ervis Martinaj, i zhdukur prej 7 gushtit 2022./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!