Është arrestuar në Itali 26-vjeçari Kristian Lulaj i shpallur më parë në kërkim ndërkombëtar. Para një viti Lulaj ka tentuar që të vrasë me armë zjarri një person në Velipojë, pas një sherri më motive të dobëta.
Policia thotë se është në bisedime me palën italiane për të bërë të mundur ekstradimin e tij në Shqipëri.
“Kapet në Itali dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Shqipëri, një 26-vjeçar, i cili 1 vit më parë, tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, në Velipojë. Në vijim të bashkëpunimit me homologët italianë, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, bazuar në informacionet e shkëmbyera ndërmjet palëve, u lokalizua në Itali, u kap dhe u arrestua, shtetasi: K. L., 26 vjeç”, njofton policia./abcnews.al