Presidenti amerikan ka lëshuar një deklaratë për të shënuar përvjetorin e parë të sulmeve të 7 tetorit të Hamasit ndaj Izraelit.
Joe Biden thotë se grupi militant filloi “brutalitet të papërshkrueshëm” në vend dhe SHBA-ja mbetet “plotësisht e përkushtuar” për të garantuar sigurinë e Izraelit, shkruan Sky News.
“Sulmi i 7 tetorit solli në sipërfaqe kujtime të dhimbshme të mbetura nga mijëra vjet urrejtje dhe dhunë kundër popullit hebre. Atëherë ia bëra të qartë popullit të Izraelit: ju nuk jeni vetëm. Një vit më vonë, zëvendëspresidentja Harris dhe unë mbetemi plotësisht të përkushtuar ndaj sigurisë së popullit hebre, sigurisë së Izraelit dhe të drejtës së tij për të ekzistuar”, theksoi Biden.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë shtoi se SHBA-ja “nuk do të ndalojë së punuari” për të arritur një marrëveshje armëpushimi që parashikon kthimin e pengjeve në Izrael, një rritje të ndihmës për njerëzit në Gaza dhe një fund të luftës./abcnews.al