Një viktimë e dhjetëra të plagosur nga shpërthimi në Bolonja

schedule14:03 - 7 Gusht, 2018

schedule 14:03 - 7 Gusht, 2018

Një viktimë dhe të paktën 67 të plagosur është bilanci i shpërthimit të një autoçisterne në autostradën e Bolonjës. Sipas policisë italiane shpërthimi ëshët shkaktuar nga një aksident automobilistik.

Një autoçisternë shpërtheu të hënën në zonën Borgo Panigale në Bolonja. Si pasojë zjarri i madh shkaktoi një viktimë dhe 67 të plagosur, dy prej të cilëve në gjendje kritike për jetën. Ura e autostradës është shembur pjesërisht ndërsa shpërthimi u shkaktua si pasojë e një aksidenti rrugor ku u përfshin tre automjete me tonazh të rëndë.

Sipas të dhënave të para shkaku i aksidentit ka qenë një pakujdesi e shoferit i cili nuk e kuptoi se para tij ishte krijuar një radhë automjetesh për shkak të trafikut të rënduar. Më pas ai u përplas me kamionin përpara duke shkaktuar dhe shpërthimin. Si pasojë e shpërthimit të fuqishëm janë thyer dhe disa xhama të banesave pranë vendngjarjes.

Prokuroria e Bolonjës ka nisur hetimet për të përcaktuar dinamikën e aksidentit.

Ministri Italian i Transportit Tonineli u shpreh se qeveria po bën të pamundurën për të lehtësuar pasojat e aksidentit. Ndërsa kryeministri italian Konte i cili vizitoi të plagosurit në spital, u premtoi atyre që do të zbardhet çdo gjë në mënyrë që incidente të tilla të mos përsëriten. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!