Mattias Svanberg është një nga lojtarët më të dalluar këtë sezon në Serie A. Mesfushori suedez (7 ndeshje dhe 1 gol me kombëtaren) është pjesë e Bologna prej vitit 2018. Pesë gola dhe dy asiste numëron këtë sezon me ekipin e Mihajlovic.
Paraqitjet e mira kanë tërhequr vëmendjen e disa klubeve të ndryshme. Mbi të gjithë, Milani dhe Interi që po garojnë mes tyre për të siguruar shërbimet e 22-vjeçarit sipas raportimeve të Calciomercato.com.
Bologna kërkon 20 milion euro për të lënë të lirë qendërmesfushorin viking. Interesim ka edhe nga Premier League, aty ku e duan Leicester City dhe Southampton, por Svanberg dëshiron të mos lëvizë nga Italia dhe dy klubet e Milanos janë në avantazh. /abcnews.al