Një version ndryshe i “Margjelo-s”, artisti shqiptar bëhet bashkë me sopranon me famë botërore

schedule09:20 - 22 Korrik, 2021

schedule 09:20 - 22 Korrik, 2021

Kledis Rexho, violinisti shqiptar i cili jeton prej vitesh në Francë ka sjellë një version tjetër të “Margjelos” të Prenk Jakovës. Për këtë projekt ai ka bashkëpunuar me sopranon franko-amerikane, Emilie Rose Bry.

Interpretimi është realizuar në gjuhën shqipe dhe frëngjisht pranë kullës Eiffel në Paris, dhe që i është shtuar punëve në kuadër të projektit “Life and Music Concept” të violinistit. Për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, violinisti tregoi se si lindi bashkëpunimi me sopranon.

“I pëlqeu shumë, nuk kishte patur asnjëherë kontakt me gjuhën shqipe. Me Emilien kam luajtur nëpër koncerte kudo në botë. Dhe sapo i thashë që është një pjesë shqiptare, më tha ok por duhet të më mësosh me fjalët shqip.”, tregoi ai. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!