Në Angli vazhdojnë polemikat që kur CAS rrëzoi poshtë përjashtimin e Manchester Cityt për dy sezone nga Champions League. Kështu djemtë e Guardiolës ia hodhën vetëm me një gjobë dhe sezonin e ardhshëm do të jenë sërish në kompeticionin europian. I fundit që ka reaguar është trajneri i Tottenham, Jose Mourinho, i cili e cilëson vendimin si të padrejtë.
‘’Nëse ti nuk je fajtor atëherë nuk ke pse ndëshkohesh. Nëse ata janë fajtorë atëherë ata duhet të dënohen dhe të përjashtohen nga Championsi. Nuk e di nëse Manchester City është fajtor, por dhe ky vendim për ta tërhequr mbrapsht dënimin më duket i padrejtë,’’ deklaron protugezi.
‘’Tottenham është Tottenham dhe ne nuk kemi arsye për të ndryshuar mentalitetin tonë. Jam i lumtur këtu, por mendoj se ky ishte fundi i Fair Play financiar,’’ përfundon Mourinho. Tashmë ‘’Spursat’’ do ta kenë shumë të vështirë pjesëmarrjen në Champions sezonin e ardhshëm, pasi renditen në vendin e tetë në rendtije me 52 pikë dhe vendi i katërt ka shtatë më shumë. Kujtojmë që deri në fundin e sezonit janë dhe tre sfida të tjera për tu zhvilluar. /abcnews.al
“It is a disgraceful decision”
Jose Mourinho responds to the Manchester City v UEFA decision
— Sky Sports News (@SkySportsNews) July 14, 2020