“Një vend që të rrëmben ndjenjat”, Rama publikon artikullin e “El Viajero Fisgón”: Shqipëria rekomandohet si destinacion për turistët

schedule10:34 - 11 Mars, 2024

schedule 10:34 - 11 Mars, 2024

E përditshmja spanjolle “El Viajero Fisgón” i ka kushtuar një artikull Shqipërisë, ku e rekomandon vendin tonë si një nga destinacionet që duhet vizituar nga turistët.

Në lidhje me këtë, kryeministri Edi Rama ka ndarë një rrjetet sociale artikullin u publikuar, ku sipas tij, Shqipëria është cilësuar si një vend që të rrëmben ndjenjat.

“Në vëmendjen e mediave botërore. E përditshmja spanjolle “El Viajero Fisgón” rekomandon Shqipërinë si një destinacionet më “in” për t’u vizituar nga turistët, duke e cilësuar si një vend që të rrëmben ndjenjat”, shkruan Rama në Facebook.

“Zbuloni vendin dhe të gjitha anët e tij në vetëm katër ditë . Shqipëria është plot me mundësi për t’u shkëputur dhe për të shpëtuar nga rutina. Mund të shëtisni nëpër rrugët me kalldrëm të mbushura me histori të shekujve të kaluar, të ecni nëpër malet dhe liqenet e Alpeve Shqiptare dhe të vizitoni zonën bregdetare të vendit”, thuhet ndër të tjera në artikull./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!