“Një vend i madh europian mbështeti Kosovën…”: Vuçiç zbulon prapaskenat për taksën

schedule10:56 / 18/02/2020

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç deklaroi në një emisioni televizion në “TV Happy” mbrëmjen e djeshme se “një vend i madh europian kishte mbështetur vendosjen e taksës ndaj mallrave serbe që futen në Kosovë”, raporton abcnews.al.

Vuçiç nuk përmendi emër, por theksoi se kjo ishte arsyeja kryesore se përse Kosova insistonte në vendosjen e taksës ndaj mallrave serbe.

Presidenti serb tha se kundër taksës ishin edhe SHBA dhe vende të tjera, por mbështetja “e këtij vendi të madh europian” bëri që Kosova të mos tërhiqej. /abcnews.al

schedule10:56 / 18/02/2020