“Një vello e zezë mbi Tokë”, imazhet satelitore nga Ukraina pasi Rusia goditi rrjetin energjitik

schedule10:27 - 25 Nëntor, 2022

schedule 10:27 - 25 Nëntor, 2022

Ukraina po përpiqet të riparojë dëmet në infrastrukturën e saj energjetike, pas bombardimeve të shumta ruse dhe të rikthejë energjinë për miliona ukrainas.

Sistemi energjetik i Ukrainës është në prag të kolapsit dhe miliona njerëz po vuajnë nga ndërprerja e energjisë elektrike gjatë javë të fundit, ndërkohë që ka edhe probleme serioze me ngrohjen me fillimin e dimrit.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky theksoi se strategjia e re e Moskës për të zhytur vendin e tij në errësirë ​​nuk do ta zbehë vendosmërinë e Ukrainës.

“Është një luftë fuqie, qëndrueshmërie, qëllimi është të shohim se kush është më i fortë”, tha Zelensky në një intervistë me Financial Times.

Siç shihet nga imazhet satelitore të NASA-s, gjatë natës nga hapësira Ukraina mund të shihet si një vello e zezë në Tokë, në krahasim me periudhën e paraluftës. Në Kiev , shtëpia e tre milionë njerëzve, 60% e banorëve janë pa energji elektrike, tha kryebashkiaku Vitali Klitschko.

“Ne e dimë se sulme të tilla raketore mund të ndodhin përsëri. Ne duhet të jemi të gatshëm për çdo zhvillim”, shtoi ai.

Autoritetet e Kievit kanë krijuar qendra, ku banorët mund të karikojnë telefonat e tyre, të ngrohen dhe të pinë një pije të ngrohtë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!