Sulmuesi i Wolves, Adama Traore, është shumë pranë largimit nga klubi anglez. Më në fund drejtuesit janë bindur tashmë për të negociuar për kartonin e spanjollit, pas rezistencës së bërë verën e kaluar.
Sipas raportimit të “Todo Fichajes”, klubi më i interesuar për të është Liverpool. Me shumë mundësi gjatë merkatos së verës do të kemi një rindërtim të ekipi dhe Jurgen Klopp e pëlqen shumë lojtarin.
Kujtojmë që 25-vjeçari është në kontratë me Wolves deri në vitin 2023 dhe kartoni i tij vlerësohet plot 40 milionë euro. Adama është një nga lojtarët më të rëndësishëm të “Ujqërve” dhe pse këtë sezon numëron vetëm 1 asist në 27 ndeshje në Premier League. /abcnews.al