“Një udhëtim i shkurtër” në Venecia, regjisori shqiptar zyrtarisht në garën e edicionit të 80 të festivalit

schedule19:22 - 25 Korrik, 2023

schedule 19:22 - 25 Korrik, 2023

4 vite pas perfaqësimit te Shqiperise ne Kane,  e 2 vite me pare ne garen e ngushtë për OSCAR me filmin “ The Van”. Regjisori i ri, Erenik Beqiri është përzgjedhur në garën zyrtare të edicionit të 80 të filmit në Venecia. Filmi me metrazh të shkurtër, “Një Udhëtim i Shkurtër” është kualifikuar në sesionin e filmit të shkurtër “horizont”.

Regjisori në rrjetet sociale ka dhënë lajmin  dhe njëkohësisht suksesin ka preferuar ta ndajë me bashkëpunëtorët dhe ekipin e tij.

Klodi dhe  Mira janë në qendër të filmit “Një Udhëtim i Shkurtër” . Çifti i ri shqiptar, vendosin të martojnë Mirën me një francez për pesë vjet në këmbim të parave, për të marrë nënshtetësinë franceze. Më pas, ata duhet të zgjedhin burrin e duhur për të dhe të mësojnë të heqin dorë nga njëri-tjetri.

Në rolet kryesore luajnë aktorët, Tristan Halilaj, Arben Bajraktaraj dhe Walid Afkir si dhe aktorja dhe regjisorja kosovare, Luana Bajrami e cila përfaqësohet në Festivalin e Filmit të Venecias në këtë jubile në dy kategori si aktore dhe regjisore me filmin e saj “Bota jonë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!