Një turk për mbrojtjen e Liverpool, Shkodran Mustafi e mbyll me Arsenalin

schedule17:40 - 1 Shkurt, 2021

schedule 17:40 - 1 Shkurt, 2021

Liverpool ka zgjedhur Ozan Kabak për të përforcuar repartin e mbrojtjes. Kampionët e Anglisë kanë gjetur akordin me Schalke 0-4 për huazimin e mbrojtësit të kombëtares së Turqisë në “Anfield” deri në fund të sezonit.

20-vjeçari, i cili ishte një nga objektivat e Milanit në merkato, ka kaluar vizitat mjekësore në Gjermani. 2 milion euro do të paguajnë “The Reds” për huazimin e tij, teksa kanë të drejtën e blerjes së plotë të kartonit në verë për 16 milion euro të tjera.

Schalke 04 ka piketuar menjëherë pasuesin e Kabak dhe ai është Shkodran Mustafi. Mbrojtësi me origjinë shqiptare ka gjetur gjuhën e përbashkët me Arsenalin dhe ka dalë futbollist i lirë, gjashtë muaj përpara përfundimit të kontratës.

28-vjeçari nga Gostivari pritet të kalojë te “Blutë Mbretërorë”, të cilët po kalojnë një moment shumë të vështirë në kampionat. Schalke renditet në vend të fundit me vetëm 8 pikë dhe mbijetesa është një mision shumë i vështirë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!