Një traget me mallra niset sot nga Vlora në Brindizi, frikë se mund të kthehet me pasagjerë

schedule09:57 - 10 Mars, 2020

schedule 09:57 - 10 Mars, 2020

Me gjithë alarmin e krijuar nga koronavirusi në vend duket se situata në Vlorë është e qetë.

Gazetari Elton Nika tha për “ABC News” se nuk ka lëvizje të trageteve, dhe se nuk ka mbërritur asnjë traget në Portin e Vlorës.

Ndërkohë që lundrimet janë pezulluar, në port shihen vetëm kamionët. Autoritet Portuale në Vlorë kanë bërë me dije se do të pritet një vendim edhe nga Italia për të mësuar nëse tragetet do të nisen drejt Italisë, por bëhet fjalë vetëm për kamionë dhe jo pasagjerë.

Gjithashtu ai bën me dije se shihet një shqetësim te qytetarët edhe për shkak të konfirmimit të  rasteve në Shqipëri, por nuk ka pasur dyndje të mëdha në supermakete. Ka pasur një interesim apo shqetësim për të marrë masa paraprake, por jo dyndje të larta të qytetarëve./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!