Një Toyota Supra ekstreme që ngjan me një tank

schedule15:33 - 10 Janar, 2021

schedule 15:33 - 10 Janar, 2021

Studioja e dizajnit Flat Hat 3D ka krijuar një version unik të Toyota Supra. Përveç përmirësimeve mekanike që gjenerata e re Toyota Supra ka marrë, tani është koha për të ndryshuar në mënyrë drastike pamjen e saj, me këtë version jashtëzakonisht mbresëlënës.

Përgjegjës për krijimin e “Cyber Supra” është studioja Flat Hat 3D me qendër në Tajvan. Falë imagjinatës dhe përpunimit dixhital, kjo Supra e veçantë është shndërruar në një automjet për çdo terren, dhe përveç kësaj, ka dhe një mburojë të veçantë antiplumb.

Nga jashtë, modeli ngjan me një tank, me linja të mprehta, këndore që për disa sjellin imazhin e modelit të Tesla. Duke parë pjesën e përparme të makinës, ajo ka pak ngjashmëri me versionin e prodhimit Supra, përveç formës themelore të çatisë. Dritat janë zëvendësuar me drita të holla LED, ndërsa gomat janë dhe për përdorim jashtë rrugës. /abcnews.al/