“Një tmerr”/ Lista për në EURO 2024, Erion Braçe: Asnjë futbollist nga kampionati shqiptar, Sylvinho nuk na mbushi me shpresë për…

schedule20:24 - 27 Maj, 2024

schedule 20:24 - 27 Maj, 2024

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe i cili është gjithashtu një dashamirës i futbollit, nuk ka mbetur i kënaqur me listën e lojtarëve që trajneri i kombëtares, Sylvinho do të grumbullojë në Gjermani, për kampionatin evropian, EURO 2204.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Braçe deklaroi se është tmerr fakti që trajneri Sylvinho nuk grumbulloi asnjë futbollist nga kampionati vendas.

“Ky është tmerr. Në momentin që thua kemi rritje në cilësi, në nivel, dhe nuk është se nuk ka, ka cilësi, mospërfshirja e asnjë lojtari, qoftë edhe i ri, janë ekipe të mëdha, Angli, Itali që e marrin një 18-vjeçar. Nuk arrij ta kuptoj sesi ky Silvinho që na ka mbushur me shpresë gjatë gjithë eleminatorëve, nuk na mbushi me shpresë për këta djem që luajnë në Shqipëri”, theksoi ai./abcnews.al