Një tjetër zyrtarizim në minutat e fundit, Arsenal i merr “rivalëve” Jorginhon

schedule21:22 - 31 Janar, 2023

schedule 21:22 - 31 Janar, 2023

Në orët e fundit të merkatos vijnë dhe zyrtarizimet e klubeve “big” të Evropës, me “topçinjtë” e Arsenal, që ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit të Chelsea, italianin Jorginho dhe këtë e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një komunikate zyrtare në Twitter.

Ky operacion i kushtoi 12 milionë paund “topçinjve”, ndërsa kontrata me lojtarin është deri në vitin 2024, me opsion për një sezon më shumë dhe tashmë 31-vjeçar italian do të vazhdojë karrierën e tij sërish në Londër, aty ku u transferua për herë të parë te “blutë” e Chelsea në korrik 2018. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!