Pas Maliqit, deputetja nga lista e LSI-së deklaron votën pro Reformës Zgjedhore

schedule15:18 - 10 Qershor, 2020

schedule 15:18 - 10 Qershor, 2020

Një votë tjetër ka shkuar “pro” Reformës Zgjedhore. Deputetja nga listat e LSI-së, Suzana Topi ka përshëndetur pasditen e së mërkurës marrëveshjen e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Topi thekson se kjo reformë ka nevojë për t’u përmirësuar më tej “për të bërë votime me lista të hapura, për pjesëmarrjen e emigrantëve në votime, për implementimin e sistemit elektronik në votime.

Megjithatë ajo shton se vota e saj është “pro marrëveshjes” ndërsa shton se voton si deputete e pavarur nga asnjë grup parlamentar.

Po ashtu, Topi shprehet se ajo po voton “pro” sepse e do integrimin e vendit në BE dhe sepse do “që opozita jashtë parlamentit të kthehet në institucione, pasi Rilindja ka kapur të gjitha pushtetet si atë ekzekutiv, legjislativ , drejtësinë, pushtetin vendor.”

Kujtojmë këtu se një ditë më parë, “pro reformës” ka votuar edhe deputeti i opozitës parlamentare Lefter Maliqi. Maliqi konfirmoi se vota e tij do të jetë për Reformën pasi ajo, sipas tij, ka pëlqimin e ndërkombëtarëve.

Postimi i plotë:

Të dashur miq!
Dua të përshëndes marveshjen e këshillit politik për Reformen Zgjedhore e firmosur nga të gjithë aktorët politikë ,e cila mori bekimin e partnerëve tanë ndërkombëtarë SHBA dhe BE.
Sigurisht që kjo reforme ka nevojë të përmirësohet më tej për të bërë votime me lista të hapura, për pjesmarjen e emigrantëve në votime, për implementimin e sistemit elektronik në votime.
Vota ime si deputete e pavaruar nga asnjë grup parlamentar
“do të jetë PRO kësaj marveshjeje “
sepse une dua integrimin e Shqipërisë në Europë , sepse unë dua që opozita jashtë parlamentit të këthehet në institucione, pasi Rilindja ka kapur të gjitha pushtetet si atë ekzekutiv,legjislativ , drejtesinë, pushtetin vendor.
Parlamenti që duhet të jetë tempulli i demokracisë është i kapur ,aty janë votuar ligje antikushtetuese per PPP , Konçesione, Ligji i Antishpifjes për mediat , është ngritur komision hetimor për Presidentin e Republikës , janë votuar ligje që cënojnë liritë dhe të drejtat themelore të njeriut.
Kjo marveshje i shërben demokracisë për ti hapur rrugën zgjedhjeve të lira dhe të ndershme !
Me këtë marveshje fiton opozita e bashkuar fitojne Shqiptarēt!  /abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!