Një tjetër person nga ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit në Maqedoninë e Veriut. Ministria e Shëndetësisë në vend informon se të dielën në Klinikën për Sëmundje Infektive, ka ndërruar jetë një 63-vjeçar.
I moshuari nga Dibra ka qenë në gjendje të rënduar shëndetësor.
“Pacienti është hospitalizuar në Klinikën për Sëmundje Infektive më 17 mars, pa temperaturë, por me vështirësi në mushkëri dhe ishte i varur nga oksigjeni. Gjatë natës gjendja e tij u përkeqësua në mënyrë të papritur, ai menjëherë u intubua, u vendos në një aparat të frymëmarrjes, por brenda disa orësh gjendja e tij u përkeqësua më tej dhe pacienti vdiq. Pacienti nuk kishte histori të njohur të komorbiditetit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Ky është pacienti i dytë që dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit në Maqedoni.



