Pas afrimit të super talentit anglez, Jude Bellingham nga “verdhezinjtë” e Borussia Dortmund, “galatikët” e Real Madrid tashmë kanë vendosur të përforcojnë repartin e sulmit e mesa duket do të dalin sërish për “pazar” në Bundesliga.
Sipas raportimeve më të fundit nga prestigjiozja gjermane “Bild”, “mbretërit” e Madridit kanë “piketuar” një tjetër talent të Borussia Dortmund, 21-vjeçarin gjerman të sulmit, Karim Adeyemi, i cili pëlqëhet shumë nga bordi i “los blancos”.
I vlerësuar në 80 milionë euro, Adeyemi është një nga lojtarët më të shpejtë në botë e mund të plotësojë të gjitha rolet e sulmit nga e majta në të djathtë e në sezonin e tij të parë me “verdhezinjtë” e Gjermanisë, 21-vjeçari arriti të shënojë 9 gola e të dhurojë plot 5 asistime në 32 paraqitjet e zhvilluara në të gjitha garat. /i.m /abcnews.al