Është padyshim në listën e më të mëdhenjve, që kanë luajtur me fanellën e Manchester United. Ish-“bomberi” holandez, Ruud van Nistelrooy është një hap larg nënshkrimit për Manchester United si ndihmës i “tulipanit” tjetër, Erik ten Hag, duke u rikthyer kështu në “Teatrin e Ëndrrave”, zhvilloi plot pesë sezone, nga viti 2001 deri në 2006.
Pavarësisht se ish-“bomberi” po kërkonte një aventurë si trajner i parë, ai nuk ka mundur t’i thotë “jo” një projekti si ai i Manchester United, teksa klubi i famshëm anglez po punon për t’u rikthyer në krye të Premier League dhe elitës së Evropës, teksa pritet që të ketë një rol drejtues krahas bashkatdhetarit të tij në drejtimin e ekipit.
Van Nistelrooy ka pasur disa oferta gjatë gjithë vitit për t’u ulur në stol, kryesisht nga Holanda dhe Anglia, përveç interesimit të disa skuadrave spanjolle, por asnjë propozim nuk ka qenë më tërheqës se ai i “Djajve” të United, me këta të fundit që kanë vuajtur goxha vitet e fundit, për t’u rikthyer në majën e futbollit. /i.m /abcnews.al