Pas afrimeve me parametra zero, të mesfushorit algjerian, Houssem Aouar dhe qendërmbrojtësit francez, Evan N’Dicka, tashmë “verdhekuqtë” e Roma-s janë pranë nënshkrimit me një tjetër lojtar.
Bëhet fjalë për mbrojtësin danez të Leeds United, Rasmus Kristensen, i cili në ditët në vijim do të nënshkruajë një kontratë 1-vjeçare me italianët, tek të cilët do të jetë fillimisht si i huazuar e më pas klubet do të vendosin për të ardhmen e lojtarit.
I “specializuar” në krahun e djathtë të mbrojtjes, Kristensen ka mahintur jo pak bordin e Leeds, sezonin e shkuar, ku në 30 përballjet e regjistuar sezonin e shkuar për anglezët arriti të regjistronte 3 gola, si dhe 1 asist për shokët e tij të skuadrës. /i.m /abcnews.al