Një tjetër trajner i shkarkuar, Sampaoli “dorëzon çelsat” e stolit të Sevilla-s

schedule11:35 - 21 Mars, 2023

schedule 11:35 - 21 Mars, 2023

Jorge Sampaoli nuk është më trajneri i Sevillas. Tekniku argjentinas, në mandatin e tij të dytë me andaluzianët, nuk ka mundur të përmirësojë situatën e tij që nga rikthimi.

Humbja në ditën e fundit të kampionatit ndaj Getafes sihte fatale. 63-vjeçari zëvendësoi Julen Lopeteguin në tetor dhe në 31 ndeshje të luajtura ai fitoi 13, barazoi 6-të dhe humbi 12-të.

Ndërsa është ende në garën e Europa League, Sevilla e gjen veten vetëm dy pikë mbi zonën e rëndies. Klubi bën të ditur se po punohet për zyrtarizimin e trajnerit të ri që ditën e sotme në mënyrë që ai të drejtojë stërvitjen e orës 18:00./ h.ll/abcnews.al

Njoftimi i klubit:

“Sevilla FC ka shkarkuar sot Jorge Sampaolin nga detyrat e tij.

Pas humbjes në Getafe, e cila e lë skuadrën pak mbi zonën e rënies, klubi ka vendosur të ndahet me trajnerin argjentinas përpara pushimeve ndërkombëtare.

Jorge Sampaoli tani ka përfunduar periudhën e tij të dytë në Sevilla FC me gjithsej 31 ndeshje që kur mori drejtimin nga Julen Lopetegui, nëntëmbëdhjetë në La Liga, tre në UEFA Champions League, katër në UEFA Europa League dhe pesë në Copa del Rey. Argjentinasi fitoi trembëdhjetë, barazoi gjashtë dhe humbi dymbëdhjetë dhe siguroi vendin tonë në çerekfinalet e UEL.

Sampaoli nuk do të drejtojë më seancën e sotme stërvitore, e planifikuar për në orën 18.00, ndërsa klubi tashmë po punon për rekrutimin sa më shpejt të trajnerit të ri.

Sevilla FC dëshiron të falënderojë Jorge Sampaolin për përkushtimin dhe angazhimin e tij në klub dhe t’i uroj atij fat të mirë në të ardhmen e tij.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!