Një tjetër tradhti ndaj Khloe Kardashian del në dritë, Tristan Thompson do të bëhet sërish baba

schedule18:16 - 3 Dhjetor, 2021

schedule 18:16 - 3 Dhjetor, 2021

Basketbollisti Tristan Thompson do të bëhet baba për herë të tretë me një trainere personale. Sipas Daily Mail, ylli i NBA-së është duke pritur një djalë me Maralee Nichols, 31 vjeçe nga Houston. Trajnerja thuhet se ka bërë kërkesë për mbështetje ndaj fëmijës nga basketbollisti para se të lindë fëmijën.

Dokumentet gjyqësore të marra nga DailyMail.com pretendojnë se foshnja u ngjiz në Houston gjatë festimeve të ditëlindjes së 30-të të Thompson në mars - kur ai ishte ende në lidhje me Khloe Kardashian, nëna e vajzës së tij katërvjeçare True. Të dy janë parë gjatë ditëlindjes së tij në fillim të këtij viti

Nicole tha se e kishte ngjizur fëmijën natën e ditëlindjes së 30-të të Tristanit. Në atë kohë, ylli i NBA ishte ende në një lidhje me Khloe Kardashian, të cilët kanë një vajzë. Megjithatë, Tristan pranoi se kishte kryer marrëdhënie seksuale me trajneren 31-vjeçare, por pretendoi se kjo ka ndodhur vetëm një herë.

Lojtari i Houston-it që atëherë është zhvendosur në Los Anxhelos dhe tani po padit yllin e Sacramento Kings për mbështetjen e fëmijëve. Ajo do të sjellë në jetë një djalë më 3 dhjetor

Nicole pretendon se afera filloi pesë muaj para ditëlindjes së tij dhe vazhdoi pasi ajo mbeti shtatzënë. Kjo nuk është hera e parë që Tristan e tradhton Kardashian. Kujtojmë që në vitin 2019, Thompson e tradhëtoi nënën e vajzës së tij me shoqen më të mirë të Kylie Jenner, Jordyn Woods. /abcnews.al