Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Një tjetër talent për “Qytetarët”, Manchester City “rrëmben” një tjetër “yll” te River Plate

schedule23:53 - 30 Dhjetor, 2023

schedule 23:53 - 30 Dhjetor, 2023

“Fantazisti” i sulmit të River Plate, Claudio Echeverri, edhe pse vetëm 17-vjeç ka arritur të mahnisë jo pak ekipet e Premier League, me “Qytetarët” e Manchester City, që padyshim janë “tifozët” e tij më të mëdhenj, veçanërisht tekniku, Pep Guardiola, i cili e do me çdo kusht në “Etihad”.

Sipas raportimeve më të fundit, të gazetarit të mirënjohur, Fabrizio Romano, bordi i kampionëve në fuqi, të Evropës ka vendosur t’ia plotësojë dëshirën teknikut spanjoll, teksa mësohet se negociatat mes City dhe River Plate, ekip ku më parë ka luajtur edhe sulmuesi i “Qytetarëve”, Julian Alvares, janë në fazat finale dhe shumë shpejt pritet zyrtarimi i transferimit të 17-vjeçarit.

Për autorin e 1 asistimi, në 6 përballjet e zhvilluara me ekipin e parë këtë sezon, “gjigantët” e Premier Leauge kanë përgatitur një ofertë prej 20 milionë euro, shifër kjo e përshtatshme, për një lotjar, i cili edhe pse vetëm 17-vjeçar ka arritur të shënojë jo pak, por 13 gola e 5 asistime, në 23 përballjet e zhvilluara me Kombëtaren U-17, të Argjentinës. /i.m /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!