Pandemia Covid-19 bëri që Eurovision 2020 të mos zhvillonte një garë të mirëfilltë në skenë.
Mirëpo, kompeticioni duket se do të jetë me mungesa edhe në vitin 2021.
Pas Bosnjës dhe Hercegovinës, Andorës, Sllovakisë, Monakos e Luksmeburgut, Mali i Zi ka vendosur të tërhiqet.
Kështu ka treguar EscToday (faqe e lajmeve në lidhje me konkursin e Këngës Eurovision në botë) duke mos dhënë sqarime.
Kujtojmë që vendi jonë edhe këtë vit do të zgjedh përfaqësuesin përmes garës në Festivalin e Fundvitit në RTSH. l.k/abcnews.al