Sulmuesi shqiptar, Dean Lico, ka firmosur për skuadrën e Lazios. 19 vjeçari bëhet shqiptari i radhës që transferohet te klubi lacial, i cili drejtohet nga Igli Tare. Drejtuesi shqiptar i ka besuar aftësive të 19 vjeçarit, i cili ka dalë nga moshat e Skënderbeut.
Lico ka luajtur me Sporting Lisbonën, Leganes B, si dhe me Perugian. Korçari ka një të ardhme premtuese, por nuk po arrin dot të ambientohet me një skuadër, duke lëvizur çdo gjashtë muaj në formë huazimi. Tashmë, futbollisti kuqezi do të shpresojë të jetë i rëndësishëm për fanellën e Lazios./abcnews.al