Një tjetër shqiptar në Turqi, talenti firmos për ekipin e Ankara Keciorengucu

schedule21:28 - 3 Tetor, 2020

schedule 21:28 - 3 Tetor, 2020

Arb Manaj, sulmuesi i talentuar shqiptar, është transferuar zyrtarisht tek ekipi turk, Ankara Keciorengucu. Vetë sulmuesi 22-vjeçar e ka konfirmuar këtë transferim, me deklaratën e tij më të fundit.

“Aktualisht jam në Ankara dhe kam ardhur për të firmosur kontratën me klubin Ankara Keciorengucu. Kemi rënë dakord me të gjitha kushtet dhe ndihem i lumtur për arritjen e marrëveshjes”, deklaroi Manaj për gazeta Sheshi.

Manaj bëri një sezon të shkëlqyer për Trepçën edicionin e shkuar në IPKO Superliga, duke shënuar 17 gola në 29 ndeshje në kampionat. Manaj kishte kontratë deri në qershor të vitit 2021 me Trepçën, që nënkupton se klubi turk ka paguar për kartonin e tij, por shifra nuk është bërë ende publike./abcnews.al

https://www.facebook.com/KFTrepca89/posts/1780465058767876

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!