Dje u përurua shkolla e re “Bedri Llagami” në Vaqarr, nga kryebashkiaku Erion Veliaj.
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka ndarë foto nga shkolla dhe nxënësit nëpër klasa, ku shkruan se Shkolla “Bedri Llagami” i shtohet buqetës së shkollave të reja në kryeqytet.
Sakaq kreu i qeverisë thekson se kjo shkollë ofron kushte dinjitoze për 600 nxënës të cilët do të zhvillojnë mësim në 25 klasa.
“Shkolla “Bedri Llagami” i shtohet buqetës së shkollave të reja në Tiranë, duke ofruar kushte dinjitoze për 600 nxënës të cilët do të mësojnë në ambiente moderne me 25 klasa, bibliotekë, laboratorë si edhe ambiente sportive”, shkruan Rama.