Një tjetër rast ku fotografohet vota, kapet qytetari në Vlorë

schedule14:03 - 25 Prill, 2021

schedule 14:03 - 25 Prill, 2021

Një tjetër person është kapur sërish duke  fotografuar votën në Vlorë.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se pas rastit të denoncuar nga kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Vlorë, Artird Hoxha ku një qytetar ka fotografuar votën, një tjetër person gjithashtu është konstatuar që ka fotografuar votën.

LEXO EDHE: Qytetari fotografoi votën, PD në Vlorë denoncon rastin

Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës Industriale në Vlorë, ku komisionerët e kanë mbajtur në procesverbal.

Ndërkohë numri i personave që janë konstatuar se kanë fotografuar votën deri më tani ka shkuar në 3.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!