Më datën 18 shtator, Princesha Beatrice dhe burri i saj Edoardo Mapelli Mozzi kanë mirëpritur në jetë vajzën e tyre. Mbesa e mbretëreshës është e 11-ta në radhë për fronin. Lajmin e konfirmoi Pallati Buckingham në një deklaratë.
Ditën e sotme, Princesha Beatrice ka zbuluar se të bijën e kanë quajtur Sienna Elizabeth.
“Ne jemi të lumtur të ndajmë që ne e kemi quajtur vajzën tonë Sienna Elizabeth Mapelli Mozzi”, ka shkruar ndër të tjera ajo, duke shoqëruar foton, në të cilën shfaqen gjurmët e së bijës.
? We are delighted to share that we have named our daughter Sienna Elizabeth Mapelli Mozzi.
We are all doing well and Wolfie is the best big brother to Sienna. pic.twitter.com/6abMIXDSLT
— Princess Beatrice of York (@yorkiebea) October 1, 2021
Beatrice është vajza më e madhe e Dukës dhe Dukeshës së Jorkut. Ajo u martua me Mapelli Mozzi në një ceremoni private korrikun e kaluar. /abcnews.al