Ina Kollçaku ka zbuluar se është infektuar me koronavirus. Lajmin e ka bërë me dije vetë Ina përmes një postimi në rrjete sociale, ku është shprehur se virusi e ka lënë në gjumë për orë të tëra.
“Kam qenë duke fjetur për 17 orë. Si po e përballoj Covid-19.”, ka shkruar Kollçaku në Instastory, duke mos dhënë detaje të tjera se si paraqitet gjendja e saj shëndetësore dhe çfarë simptomash po përjeton.
Kujtojmë që Ina u bë e njohur me pjesëmarrjen e saj në edicionin e parë të emisionit “Për’puthen”. /abcnews.al