Një tjetër ngjarje e rëndë në Shkodër, gjendet i vdekur 46-vjeçari

schedule09:42 - 5 Dhjetor, 2020

schedule 09:42 - 5 Dhjetor, 2020

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Shkodër. 46-vjeçari, B. M. , banues në fshatin Mushan të Shkodrës është vetëvrarë me armë zjarri.

Sipas Policisë dyshohet se shkaqet që e kanë çuar 46-vjeçarin drejt vetëvrasjes , gjendja e rënduar psikologjike.

Në vendngjarje veprimet po kryhen me grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin rrethanave të kësaj ngjarje.

Kujtojmë që mëngjesin e sotëm, rreth orës 03:00 efektivi i FNSH së Shkodrës, Xhulio Prela, 26-vjeç u ekzekutua me armë zjarri.

Shkodër/Informacion paraprak

Më 05.12.2020, në fshatin Mushan, Njësia Administrative Dajç, Shkodër, në banesë, është gjetur nga familjarët, i vetëvrarë me armë zjarri automatike shtetasi B. M. 46 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur në kushte të gjendjes së rënduar psikologjike.

Në vendngjarje veprimet po kryhen me grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin rrethanave të kësaj ngjarje.

/abcnews.al/