Një tjetër “legjendë” lë futbollin, Diego Godin njofton ndeshjen e tij të fundit

schedule16:36 - 27 Korrik, 2023

schedule 16:36 - 27 Korrik, 2023

Pas njoftimit të “fantazistit”, David Silva se do të lërë futbollin e luajtur, pas një dëmtimi katastrofik, një tjetër “legjendë” e futbollit evropian e kryesisht atij në La Liga është vetëm 3 ditë larg daljes në “pension”.

Bëhet fjalën, për ish-qendërmbrojtësin e Aletico Madrid, Inter, Villarreal e Cagliari, Diego Godin, me uruguajanin, i cili ka njoftuar se ndeshja e skuadrës së dielës mbrëma e skuadrës së tij Velez Sarsfield ndaj Huracan do të jetë e fundit e karrierës së tij si futbollist profesionit.

Me një karrierë të pasur me plot arritje, Godin ka arritur të zhvillojë plot 626 përballje në karrierën e tij, ku ka arritë të shënojë plot 38 gola e të dhurojë 23 asistime, si dhe ka arritur të fitojë 3 herë Superkupën e Evropës, 2 herë Europa League, 1 trofe të La Liga, 1 Copa del Rey, 1 Superkupë të Spanjës, 1 Superkupë të Brazilit dhe Kupën e Amerikës me kombëtaren e Uruguajit.

Ndërkaq, kujtojmë se pas largimit nga futbolli evropian në janarin e vitit 2022, ku u transferua te brazilianët e Aletico Mineiro, 37-vjeçari qëndroi vetëm 6 muaj në elitën e futbollit brazilian për t’u transferuar më pas tek argjentinasit e Velez Sarsfield, aty ku do të mbyllë dhe karrierën e tij. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!