Një tjetër katedrale përfshihet nga flakët në Francë

schedule12:47 - 18 Korrik, 2020

schedule 12:47 - 18 Korrik, 2020

Në kohën kur dhimbja e francezëve nuk ka kaluar ende nga shkatërrimi i Notre Dame, një tjetër katedrale përfshihet nga flakët. Këtë herë bëhet fjalë për katedralen e Saint-Pierre-et-Saint-Paul në qytetin e Nantës, ku më shumë se 100 zjarrfikës janë duke luftuar më zjarrin, shkaku i të cilit për momentin është një mister.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë  tymin që dalin nga brenda ndërtesës gotike. Vetëm një vit më parë ndodhi zjarri i tmerrshëm që shkatërroi krejtësisht kupolën e Notre Dame-t, një prej thesareve më të mëdha arkitekturore të Francës.

 

Zjarri në Nante nisi diku rreth orës 6 të mëngjesit me orën lokale. Një dëshmitar okular i tha mediave lokale se ishte zgjuar nga një tingull shumë i çuditshëm i këmbanave.

Kjo katedrale ishte djegur dhe një herë në vitin 1972, kur një zjarr dëmtoi çatinë e ndërtesës, ndaj ndërtesa u desh të mbyllej për 13 vite që të riparohej./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!