Një tjetër humbje për Putin, ekzekutohet në Ukrainë Oficeri i lartë i ushtrisë

schedule14:40 - 11 Prill, 2022

schedule 14:40 - 11 Prill, 2022

Një tjetër oficer i lartë rus besohet se është vrarë në Ukrainë. Sipas raportimeve të mediave, koloneli Alexander Bespalov ishte komandant i Regjimentit të Tankeve të 59-të të Gardës.

Nuk dihet se ku apo edhe si është vrarë.

Një postim, që supozohet të jetë bërë nga motra e Bespalovit, shkruhej  “është e pamundur të shprehësh me fjalë se çfarë dhimbje ndjen kur humb një person të afërt dhe të dashur”.

Të premten, Ukraina pretendoi se rreth 19,000 ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i luftës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!