Një tjetër dhimbje koke në “kampin” e Barcelonës, për dëmtimet që kanë trokitur së fundmi në derën e klubit.
Siç raportojnë mediat spanjolle, “blaugranët” do të qëndrojnë pa shërbimet e Andreas Christensen për të paktën dhjetë ditë, me qendërmbrojtësin 26-vjeçar që vuan nga një problem në këmbë.
Të dëmtuar të tjerë janë De Jong, Dembele dhe Pedri.
Ndërkohë, gjysmëfinalja e kthimit të Copa del Rey mes Barcelonës luhet më 5 prill. Ndeshja e parë në Bernabeu përfundoi 0-1 në favor të Barcelonës. /G.D abcnews.al/
Burimi: Esport3