Mbesa e mbretëreshës Elizabeth, Zara Tindell është shtatzënë për herë të tretë dhe pritet të sjellë shumë shpejt në jetë fëmijën e saj.
Ky lajm u bë së pari publik nga vetë bashkëshorti i saj, Mike Tindell dhe më pas u konfirmua zyrtarisht edhe nga burime nga brenda pallatit mbretëror.
Zara dhe Mike kanë 11 vite martesë së bashku dhe dy vajza. Ato janë një nga çiftet më popullorë të familjes mbretërore dhe shumë të dashur nga publiku britanik.
Edhe pse është mbesë e mbretëreshës më jetëgjatë në fron, Zara ka zgjedhur të mos mbajë një titull mbretëror, në mënyrë që ajo dhe fëmijët e saj të kenë një jetë sa më normale.
Zara është vajza e princeshës mbretërore Ana, e cila është një ndër katër fëmijët e mbretëreshës Elizabetë.
l.k/abcnews.al