Një tjetër bebe i shtohet Pallatit Mbretëror, Princesha Eugenie mirëpret një djalë

schedule21:54 - 9 Shkurt, 2021

schedule 21:54 - 9 Shkurt, 2021

Princesha Eugenie dhe partneri i saj, Jack Brooksbank janë bërë prindër për herë të parë. Mbesa e Mbretëreshës Elizabeth solli në jetë një djalë mëngjesin e kësaj të marte. Lajmin e konfirmoi vetë pallati mbretëror përmes një postimi në rrjete sociale, ku dukej vetëm dora e të porsalindurit dhe e prindërve të rinj.

Fëmija i porsalindur është i 11-ti në radhë të fronit. Vëllai i vogël i Dukeshës së Kembrixhit, James Middleton ishte ndër të parët që uroi Eugenie dhe burrin e saj duke shkruar në Instagram: ‘Një lajm kaq i mrekullueshëm‘.

Princesha Eugenie ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, një djalë të lindur këtë mëngjes në Spitalin Portland dhe theu traditën duke shpërndarë menjëherë një foto bardh e zi në Instagram të ardhjes së tyre të re, duke i treguar ata duke mbajtur dorën e tij të vogël

Shtatzënia e Eugenie u zbulua në nëntor, me një njoftim tradicional nga Pallati Buckingham Palace. Teksa bëri me dije lajmin e ëmbël, Eugenie shkroi: “Unë dhe Jack jemi shumë të ngazëllyer për fillimin e vitit 2021…”, shoqëruar me një foto, ku dukeshin pantoflat e fëmijës. /abcnews.al

Mbesa e Mbretëreshës kishte burrin Jack Brooksbank në krah të saj në Spitalin Portland, ku djali u lind në 8.55 të mëngjesit.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!