Okeljan Baze e ka mbyllur me futbollin e luajtur. Mesfushori, i cili së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Lushnjës, e ka njoftuar diçka të tillë përmes rrjeteve sociale. Vetëm 29 vjeç, por nuk ka më motivim për të vijuar të luajë futboll.
“Përshëndetje të gjithë shokë, miq, sportdashës! Ju njoftoj se nga sot kam hequr dorë përfundimisht nga futbolli i luajtur. Fatkeqësisht, nuk e arrita ta realizoja ëndrrën dhe pasionin për të luajtur futboll ashtu siç e kisha ëndërruar në Shqipërinë tonë të dashur, por shpresoj që brezat e rinj ta kenë këtë fat.
Dua t’i falënderoj të gjithë pa përjashtim tifozët, shokët, trajnerët, punëtorët që kam njohur gjatë kësaj kohe. Kudo që kam luajtur jam munduar të lë miq e shokë duke mos vendosur interesa të tjerë përpara. Me respekt, Okeljan Baze”, shkruan lushnjari.
Baze, veçse me Lushnjën e qytetit të tij, ka provuar të luajë edhe me klube si Kamza dhe Pogradeci në Superiore, kurse me Butrintin, Tërbunin dhe Egnatian në Kategorinë e Parë. /abcnews.al

