Një tërmet i fuqishëm godet Lindjen e Mesme

schedule14:06 - 14 Nëntor, 2021

schedule 14:06 - 14 Nëntor, 2021

Një tërmet me magnitutë 6.3 ka goditur Iranin Jugor pasditen e së dielës. Sipas Qendrës Evropiane-Mesdhetare Sizmologjike, lëkundjet e tokës e kishin epiqendrën pranë qytetit Bandar Abbas.

Tërmeti, me një vatër me thellësi 10 km u parapri nga një para-goditje me magnitutë 6.0. Lëkundjet janë ndjerë deri në Arabinë Saudite dhe në Dubai sipas komenteve të qytetarëve në mediat sociale.

Raportime për dëme apo të lënduar nuk ka ende. /abcnews.al/