Një talent për Tiranën, zyrtarizohet firma me 17 vjeçarin

schedule18:36 - 6 Janar, 2020

schedule 18:36 - 6 Janar, 2020

Tirana ka zyrtarizuar firmën me talentin 17 vjeçar, Andri Stafa. I dalë nga akademia e bardhebluve, Stafa ka nënshkruar për 3 vite me ekipin kryeqytetas dhe bëhet kështu lojtari i radhës i afruar tek ekipi A. Tirana ka afruar deri më tani nga akademia emra si Muçi, Çelhaka dhe Ismailgeci. Duket se te Tirana nuk po mendojnë vetëm për sezonin aktual, por dhe për të ardhmen.

Njoftimi i Tiranës:

Andri Stafa ka firmosur kontratën e parë si bardheblu. Mesfushori i talentuar ka nënshkruar për 3 vite me Tiranen duke u bërë kështu afrimi i radhës nga Akademia.

Pas Muçit, Çelhakës, Ismailgecit, një tjetër futbollist nga Akademia ka zyrtarizuar te ardhmen premtuese si bardheblu.

Stafa është vetëm 17 vjeç, stërvitet prej një viti me ekipin e pare dhe luan me skuadrën U19. Pas firmës në kontrate, mesfushori i talentuar është bashkuar me skuadrën në Antalia./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!