Një talent për portën “bavareze”, Bayern Munich pas “gardianit” gjeorgjian

schedule19:56 - 4 Korrik, 2023

schedule 19:56 - 4 Korrik, 2023

Me zviceranin Yann Sommer, që nuk arriti të bindëte bordin e Bayern Munich dhe “legjendën”, Manuel Neuer në prag dalje në “pension”, “bavarezët” tashmë janë në kërkim të një tjetër portieri, i cili mund ta mbrojë denjësisht kuadratin e kampionëve të Bundesliga.

Sipas raportimeve më të fundit, nga gazetari i mirënjohur, Fabrizio Romano, duket se Bayern e ka gjetur një profil të tillë lojtari, me gjerogjianin e Valencia, Giorgi Mamardashvili, i cili është në “radarët” gjermanë.

Gardiani 22-vjeçar i spanjollëve ka arritur të impresonojë goxha bordin e gjermanëve me performancat e tij sezonin e shkuar, teksa ishte gjithashtu dhe një ndër protagonistët e arritjes së Kombëtares së tij, në çerek-finalet e Kampionatit Evropian për të rinj. /i.m /abcnews.al