Një talent dhe para për De Paul, Milani hedh hap konkret për kapitenin

schedule16:17 - 1 Maj, 2021

schedule 16:17 - 1 Maj, 2021

Rodrigo De Paul është gati për hapin e madh. Kapiteni i Udineses po bën mirë prej vitesh në Friuli dhe e ardhmja e tij mund të jetë Milani. Sigurisht që është herët për të përcaktuar diçka të tillë, por kuqezinjtë e pëlqejnë prej kohësh dhe kanë bërë një lëvizje konkrete.

GDS raporton se për mesfushori ofensiv, i cili vlerësohet 40 milion euro nga Udinese, kuqezinjtë janë gati të ofrojnë shërbimet e Jens Hauge dhe para. Në operacion mund të përfshihen dhe dy lojtarë të talentuar si Pobega dhe Brescianini.

 

Jens Hauge

Klubi bardhezi kërkonte vetëm para të thatë, por pandemia e ka kushtëzuar që të pranojë edhe lojtarë në shkëmbim. Propozimi i Milanit tundon, por tek Udinese nuk duan të nxitohen, pasi argjentinasin e duan edhe Interi dhe Juventusi.

Lëvizja e drejtuesve të “Djallit” shihet edhe si presion ndaj Hakan Calhanoglu. Fantazisti turk nuk po rinovon, negociatat janë bllokuar dhe largimi i tij është afër. Lojtar që do e zëvendësonte shumë mirë De Paul, i cili mund të luajë edhe në pozicione të tjera të mesit të fushës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!