Një takim i papritur me një mik do iu kthehet në histori dashurie! Mësoni shenjat me fat për sot

schedule07:06 - 7 Gusht, 2020

schedule 07:06 - 7 Gusht, 2020

Dashi

21 Mars – 19 Prill

Për ata të cilët janë në çift, sot duhet të bëjnë kujdes pasi që partneri i tyre mund të ketë dyshime në raportin me ju. Kurse puna shihet të jetë pozitive, si dhe forcat tua do të jenë më të mëdha.

Demi

20 Prill – 20 Maj

Sot ka mundësi që një mik/mike apo një takim i papritur të kthehet në histori dashurie. Ajo çfarë duhet të bëni kujdes janë financat për shkak të shpenzimeve të shumta këtë periudhë. Projektet e reja në punë ka mundësi që të fillojnë ngadalë, prandaj bëni durim.

Binjakët

21 Maj – 20 Qershor

Kjo ditë nuk do të jetë një ditë ideale për dashurinë, por shumë shpejtë do të ketë përmirësime. Në punë do të arrini dhe do të merrni më shumë njohuri të reja, si dhe do të keni propozime të rëndësishme.

Gaforrja

21 Qershor – 22 Korrik

Mëngjesi do të fillojë shumë pozitiv me gjërat në dashuri, kurse pasdite mund të keni debate në çift. Kujdes duhet treguar me shpenzimet pasi që këtë përiudhë e keni tepruar pak. Në punë, disa projekte mund të rrjedhin më ngadalë sesa që është menduar.

Luani

23 Korrik – 22 Gusht

Këtë të premte mund të keni probleme personale, si dhe në jetën në çift. Por me kalimin e kohës këto vështirësi do të zgjidhen. Në punë mund të mos ndjeheni të sigurtë, prandaj mundohuni që të gjeni drejtimin tuaj.

Virgjëresha

23 Gusht – 22 Shtator

Sot duhet të keni kujdes me debatet në dashuri, sidomos çiftet e reja të cilat mund të kenë shumë tensione. Në aspektin profesional, së shpejti mund të paraqiten mundësi të reja, prandaj bëni durim me punën e tanishme.

Peshorja

23 Shtator – 22 Tetor

Jeni shumë të lënduar në dashuri, për këtë do ta keni të vështirë të riktheheni në lojë. Edhe kjo ditë nuk do të jetë e favorizuar për të dashuruarit. Në punë, mundohuni që gjatë gjithë kohës të punoni sa më shumë për të arritur rezultate.

Akrepi

23 Tetor – 21 Nëntor

Kjo ditë do të jetë e favorshme për dashurinë, sidomos për të krijuar një lidhje të re nga një raport i vjetër. Në punë mund të paraqiten mundësi dhe zhvillime të reja.

Shigjetari

22 Nëntor – 21 Dhjetor

Gjërat do të ju ecin mirë sot. Gjatë gjithë ditës do të jeni pozitiv dhe energjik. Në punë bëni mirë që të dëgjoni pak të tjerët, pasi që mund të kenë të drejtë.

Bricjapi

22 Dhjetor – 19 Janar

Në dashuri, kujdes duhet të bëni gjatë pasdites pasi që disa gjëra do të mund të komplikohen. Nervoza nuk do të mungojë gjatë gjithë ditës, kështu që merruni me diçka. Edhe në punë duhet të bëni kujdes me kolegët që të mos përfshiheni në debate.

Ujori

20 Janar – 18 Shkurt

Këtë ditë ka mundësi që t’i jepni fund një histori dashurie për shkak se nuk jeni duke u ndjerë të vlerësuar. Edhe në punë do të keni probleme dhe kjo mund të ju bëjë nervoz.

Peshqit

19 Shkurt – 20 Mars

Sot do ta keni të vështirë të krijoni një lidhje edhe pse jeni të dashuruar, pasi që është një përiudhë e komplikuar për ndjenja. Në punë do të ishte mirë që të mos nguteni për disa projekte.