“Një sy në orbitë”, Rama: Dronët do gozhdojnë kriminelët, parcelat me kanabis i zbulon sateliti

schedule12:15 - 9 Nëntor, 2021

schedule 12:15 - 9 Nëntor, 2021

Një tjetër investim të rëndësishëm në policinë e shtetit kryeministri Edi Rama cilësoi dronët inteligjentë të cilat ai tha se do të gozhdojnë mes të tjerash parcelat me kanabis dhe kriminelët.

Ky investim do përdoret për të gozhduar jo vetëm parcelat me kanabis por edhe ata që punojnë, grupe kriminale, përsëri nga ajri. Dronët inteligjentë do jenë në institucion të policisë. Do shohim persona të shpallur në kërkim, do organizojnë shpëtim personash kur mbeten në dëborë. Të gjitha këto janë investime masive”, tha Rama.

Një tjetër mesazh të qartë gjatë prezantimit të buxhetit 2022 Rama e kishte për policët duke thënë se janë përgjegjës për krimet mjedisore dhe nuk mund të tolerohet më asnjë neglizhencë. Këtu Rama shtoi se sateliti që do lançohet në hapësirë jo vetëm do të mund të identifikojë ndërtimet pa leje apo dhe dëmtimet e shtretërve të lumenjve por dhe të parcelave me kanabis. Në këtë mënyrë, Rama tha se një polic nuk ka pse të shkojë çdo ditë në majë të malit për të kontrolluar nëse janë mbjellë parcela me kanabis.

Lexo edhe: “Qendër e re kundër krimit kibernetik”, Rama i prerë: Do vazhdojnë ndryshimet në polici

Është koha për ti dhënë fund mbylljes së syve kur kalojnë kamionët me dru kur ne jemi në moratorium të pyjeve siç jemi për gjahun. Policia me satelitët në orbite do ketë çdo ditë para sysh çfarë ndodh në gjithë territorin, dhe s’do jetë i akuzuar pa lidhje kur zbulohet një parcelë në majën e malit, sepse s’ka si shkon çdo ditë në majë të malit polici sepse janë shumë maja, dhe kjo  do marrë fund.  Po ashtu për lumenjtë, mbrojtja e tyre, të gjithë këta do bëhen përmes një inspektori të vetëm që është një sy në orbitë. S’po zgjatem për institucione të tjera që lidhen me satelitët”, tha Rama.

Në fjalën e tij, kryeministri i konsideroi si të pa tolerueshme vendgrumbullimet e plehrave, mbushjen e sipërfaqeve me zhavorr në pyje e vija bregdetare. Ai tha se satelitët do të vendosin në dispozicion të policisë të gjitha shkeljet që ndodhin në territor.

Lexo edhe: Rama: Do heqim patrullat në rrugë, do vendosim kamera inteligjente, tre prioritet kryesore

Kreu i qeverisë u shpreh se përgjatë gjithë këtij mandati, çdo vit do të rriten pagat për të gjithë punonjësit e policisë, por po ashtu edhe bonuset për ata që punojnë larg vendbanimit. Nga ana tjetër tha se duhet ulur edhe më shumë mosha e efektivëve të policisë.

Lexo edhe: Rama: Do ulim moshën e policisë, më të vjetrit shkojnë te Illyrian Guard

Gjatë prezantimit Rama u ndal edhe tek roli i SHÇBA-së. Ai u shpreh se me ligjin e ri ky shërbim do të kthehet në agjenci dhe do të jetë kyç për integritetin e Policisë së Shtetit. Rama tha se me rezultatet e fundit SHÇBA ka dhënë mesazhin që nuk ka të paprekshëm brenda policisë. Po ashtu ai foli edhe për vlerësimin brenda institucionit. Kreu i qeverisë u shpreh se kush nuk do të jetë në lartësinë e detyrës nuk do të qëndrojë, duke paralajmëruar ndryshime të tjera në polici. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!