Drejtuesit e Tottenham po mendojnë t’i bëjnë dhuratën e dytë trajnerit Mourinho. Pas transferimit të mesfushorit portugez, Gedson Fernandes, tashmë londinezët po mendojnë për sulmin. Dëmtimi i kapitenit Harry Kane i ka detyruar drejtuesit të futen në merkato dhe deri më tani janë 2 emra favoritë për sulmin.
Në orët e fundit mediat shkruajnë se “The Spurs” kanë piketuar sulmuesin e PSV, Steven Bergwijn. 22-vjeçari shikohet si një alternativë shumë e mirë për teknikun portugez, pasi holandezi mund të luajë në të dy krahët e sulmit. Bergwijn është aktivizuar në 1336 minuta këtë sezon, ku e ka gjetur rrugën e rrjetës 5 herë. Problemi i vetëm mes klubeve është formula se si Tottenham do ta transferojë Steven dhe deri më tani flitet për një shumë diku te 30 milionë €.
Emri tjetër është ai i sulmuesit të Milanit, Krzysztof Piatek, i cili e ka humbur vendin e titullarit në formacionin kuqezi. Polaku ka disa javë qe lidhet për një kalim në Londër, por ka munguar oferta zyrtare nga Tottenham. Gjithçka pritet të mësohet në ditët në vijim, pasi dhe 4 ditë na ndajnë nga fundi i merkatos. /abcnews.al




