Jurgen Peqini do të jetë pjesë e Erzenit, pas ndërprerjes së bashkëpunimit me Llapin në Kosovë. Sulmuesi qëndroi disa ditë në skuadrën e Tahir Batatinës dhe më pas palët i dhanë dorën njëri-tjetrit.
Peqini vjet ishte pjesë e Besës së Kavajës në Kategorinë e Parë, ndërkohë që në sezonin 2018/19 ka qenë pjesë e shijakasve. Kështu për sulmuesin ky është një rikthim tek Erzeni.
“Njoftojmë se sulmuesi elbasanas Jurgen Peqini është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë ! Futbollisti 22-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin një kontratë një vjeçare, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër .
Peqini vjen tek Erzeni pas një eksperience në kampionatin shqiptar. Sulmuesi ka luajtur me ekipe si Elbasani, Teuta, Turbina, Besa”, shkruan klubi i Erzenit në rrjetet sociale. / abcnews.al