Një sulmues në urdhrat e Ahmatajt, Tirana lëviz që tani

schedule08:23 - 16 Nëntor, 2019

schedule 08:23 - 16 Nëntor, 2019

Tirana po përgatitet për ndeshjen e radhës me Skënderbeun. Trajneri Julian Ahmataj do të ketë gati për këtë takim futbollistët Agustin Torassa dhe Erion Hoxhallari, të cilët u ndëshkuan me kartonë të kuq me Teutën dhe munguan me Vllazninë më pas.

Kundër korçarëve bardheblutë nuk do të jenë të plotë, pasi mungon për shkak kartonësh të verdhë Idriz Batha. Ndërkohë në seancën e djeshme të bardhebluve është parë një fytyrë e re, i cili është i njohur në kampin kryeqytetas.

Sulmuesi Mario Morina është vënë nën urdhrat e Ahmatajt. Nuk ka informacion më tepër, nëse ai është në provë apo është prurja e parë e Tiranës. Në verë ai iu bashkua Luftëtarit, por nuk mund të qëndronte në Gjirokastër dhe tani është në kërkim të një eksperience të re. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!